“Turistja në Himarë vdiq për fajin e shtetit tonë, policia dhe ambulanca s’reaguan”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.07.2025, 15:16

Një turiste holandeze ka humbur jetën

ditën e sotme në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” në Himarë.

Sipas informacioneve paraprake, turistja 23-vjeçare me inicialet M. B., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkëmbi gjatë zbritjes me litar. Por pushuesit që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje tragjike tregojnë një realitet të trishtë dhe të papranueshëm që po bëhet shkak për humbjen e jetëve çdo ditë e më tepër.

Sipas tyre turistja 23-vjeçare humbi jetën pasi edhe pse ambulanca e policia u njoftuan në çast, reagimi i tyre ishte inekzistent për orë të tëra dhe pastaj shumë i vonuar.

Ata thonë se një patrullë e policisë kufitare mbërriti në vendngjarje, por duke mos ditur asnjë hap për situata të tilla, pushuesit i dhanë ndihmën e parë dhe e transportuan me një surf të vogël deri te skafi i policisë.

Sipas tyre turistja ka qëndruar mbi 2 orë në breg pa asnjë trajtim mjekësor, pasi Himara edhe pse pak minuta larg, nuk ofron asnjë lloj shërbimi mjekësor nga deti.

Ata kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga instancat përgjegjëse pasi çdo ditë e më shumë pushuesit po humbasin jetën për shkak të vonesës së ambulancave dhe pa aftësisë së punonjesve të tyre, por edhe Policisë.

Mesazhi i pushuesit:

Une isha prezent aty sot, turistja vdiq se ne jemi nje shtet koti, ambulanca dhe policia u njoftuan menjehere por nk pati asnje reagim per ore te tera nga institucionet, nje polici kufitare qe erdhi aty rrinte kot sikur mos te ishte ekzistente, e ndjera u transportua me nje surf te vogel deri te policia kufitare, e tmerrshme kur e mendon se filikuri eshte vetem 2 minuta larg nga qyteti i Himares, ku jane ambulancat detare per raste te tilla, te pakten per 2 ore e ndjera ka qendruar aty thjesht me ndihmen e njerezve qe ndodheshin aty prane por asnje ndihme nga institucionet e ketij shteti kriminel

Kam dhe vidio qe tregojne si u dergua deri te policia kufitare. Keto raste po shtohen shume ne vendin tone. Institucionet shteterore jane inekzistente, Duhet pasqyruar realiteti, shpresoj te ndihmoni me postimet e juaja qe shteti te vihet ne levizje per keto raste te shumta

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit