Një aksident i tragjik është regjistruar sot rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës.
Një automjet tip “Nisan”, ka dalë nga rruga e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit Destan Gjeta dhe Buran Gjoka.
Gjithashtu ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi me iniciale A.Gj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.