Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka deklaruar se personi i arrestuar së fundmi në Serbi nuk figuron në asnjë nga listat zyrtare të veteranëve të UÇK-së dhe nuk njihet nga asnjë ish-ushtar në zonën ku pretendohet se ka vepruar gjatë luftës.
Këtë deklaratë Syla e ka e mohuar çdo lidhje të këtij personi me strukturat zyrtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nuk figuron në asnjë nga listat, por as nuk njihet nga asnjë ish-ushtar në zonën ku pretendohet se ka qenë gjatë luftës,” ka theksuar Syla.
Mediat serbe raportuan dje për arrestimin e një ish-ushtari të supozuar të UÇK-së në qytetin Svilajnac të Serbisë. Sipas tyre, personi i arrestuar është L.H., 59 vjeç, me origjinë nga Peja, dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës në Serbi.
Ai po hetohet nën dyshimet për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte” të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës,” kanë raportuar mediat serbe.