Rasti Agon Zejnullahu: Gjykata dërgon sërish në paraburgim pesë policët e dyshuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2025, 14:03

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ka vendosur që t’i rikthejë në paraburgim pesë zyrtarët policorë të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” ndaj 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Vendimi vjen pas kthimit të çështjes në rivendosje nga Gjykata e Apelit, e cila ka kërkuar rishqyrtimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarëve policorë të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”, gjatë arrestimit të Zejnullahut.

Në vendimin e fundit, Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarit Ibrahim Nela, Albian Ratkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.

“Caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet nga data e ndalimit, 7 korrik 2025, deri më 6 gusht 2025,” thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Prishtinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit