U shpall i vdekur pas dy arrestesh kardiake, 78-vjeçari zgjohet papritur në ambulancë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.07.2025, 14:33

Një burrë 78-vjeçar me origjinë nga Libia, i shpallur i vdekur pas dy arrestesh kardiake dhe mbi 30 minuta pa rrahje zemre, është zgjuar papritur në ambulancë duke i lënë të habitur mjekët e urgjencës. Ngjarja ndodhi më 18 korrik në Marina Velca, pranë Tarquinias (Viterbo), ku pas tentativave të gjata për reanimim, ai ishte shpallur i vdekur dhe pritej ardhja e makinës funerale. Papritur, i moshuari hapi sytë dhe pyeti për vajzat e tij, duke detyruar ekipin të rifillojë menjëherë monitorimin dhe ta transportojë në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Mjekët kanë folur për një rast shumë të rrallë të “sindromës së Llazarit”, e njohur ndryshe si vetëringjallje spontane, ku zemra rifillon të rrahë vetvetiu pas ndërprerjes së manovrave të reanimimit. Zakonisht ky fenomen ndodh brenda pak minutash dhe shkaqet nuk janë plotësisht të kuptuara. Rasti ka ngritur debat mbi mënyrën dhe kohën kur shpallet vdekja klinike, me disa ekspertë që kërkojnë rishikim të protokolleve për të shmangur shpalljen e parakohshme të vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit