Një tjetër aksident ka ndodhur së fundmi në një nga kryqëzimet kryesore të qytetit të Lezhës, ku dy automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme si në to, ashtu edhe në 3-4 makina të tjera të parkuara pranë.
Sipas banorëve të zonës, shkaku kryesor i aksidentit është një lokali pa leje mbi trotuar, i cili ka zënë fushëpamjen e drejtuesve të mjeteve në kryqëzim, duke e bërë të pamundur dallimin në kohë të automjeteve që afrohen nga korsitë e tjera.
Denoncim:
Pershendetje JOQ! Ndodhi aksidenti i radhës në Lezhe, ne kete kryqezim nga zenie e fushe pamjes nga lokali pa leje. Ju lutem na ndihmoni ta publikojme se vetem tek ju kemi besim se e zgjidhni kete problematike. Deme materiale ne 3-4 makina te parkuara plus 2 qe jane perplasur. E gjithe problematika shkaktohet nga nje shtese pa leje mbi trotuar qe ka zene fushe pamjen e kryqezimit.

Ata u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa për të parandaluar aksidente të tjera të ngjashme dhe i drejtohen JOQ me shpresën se përmes zërit, ky problem do të marrë vëmendjen e duhur dhe do të zgjidhet njëherë e mirë.