Turistja 23-vjeçare humb jetën në Himarë, ra nga shkëmbi gjatë zbritjes me litar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.07.2025, 13:31

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur” në Himarë, ku një turiste ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur e lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, turistja 23-vjeçare me inicialet M. B., me nënshtetësi holandeze, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkëmbi gjatë zbritjes me litar. Pas incidentit asaj iu dha ndihma e parë mjekësore dhe Policia Kufitare bëri transportimin e saj, por për shkak të plagëve humbi jetën.

Në moment kur turistja u rrëzua nga shkëmbi, disa gurë u shkëputën dhe dëmtuan një vajzë 18-vjeçare me shtetësi franceze, e cila ndodhej në vendin e ngjarjes. Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur”, dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit