Në mes të ditës dhe pushimeve, shteti u heq shezllonet pushuesve te Gjiri i Lalëzit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.07.2025, 13:26

Pushuesit te Gjiri i Lalëzit janë përballur me një incident të papranueshëm ditën e sotme pasi janë detyruar të largohen nga shezllonet, në mes të ditës dhe në kulmin e vapës, pa asnjë paralajmërim të mëparshëm.

Sipas një qytetari që ndodhet me familjen e tij për pushime, prej ditësh ata ishin vendosur në atë zonë të plazhit, duke përdorur shezllonet për të kaluar ditën si gjithë të tjerët.

Por sot, pa asnjë njoftim zyrtar, atij dhe pushuesve të tjerë u është kërkuar që të largohen, për shkak të “problemeve me shezllonet”.

Pushuesit shprehen të indinjuar për këtë situatë që, sipas tyre, nuk ka asnjë bazë ligjore dhe dëmton pushimet e tyre. Ata e konsiderojnë këtë veprim të paprecedentë pasi nëse çadrat dhe shezllonet do ishin pa leje, kjo duhej sqaruar para nisjes së sezonit turistik.

Denoncimi i pushuesve:

Pershendetje JOQ!Jemi me pushime ne Gjir te Lalezit.Te ky vendi qe po shihni ne video ka qen me shezllone ku kemi ndejtur keto dit.Kemi qen akomoduar me familje me femije te vegjel dhe jo vetem ne por te gjithe pushiesit na kane ngritur duke na thene duhet te coheni sepse ka problematike me shezllonet.Nuk me duket aspak normale te ndodhin ne mes te dites keto gjera.Turp..

Tani po vazhdojne dhe me pjesen tjeter ku sic e shihni dhe ne video ka pushues dhe atje. Turp i madh ne mes te sezonit ne mes te dites te ndodhin keto gjera!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit