Zjarr në Fier, flakët në shinat e trenit dalin jashtë kontrollit!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.07.2025, 13:10

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot barin përgjatë shinave të trenit në Fier, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.

Sipas raportimeve fillestare, zjarri dyshohet se është vendosur qëllimisht dhe përhapja e flakëve ka qenë shumë e shpejtë për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.

"Pershendetje Joq! I vune flaken barit tek shinat e trenit ne Fier tani u ka dale jashte kontrroli e nuk po e shuajne dot", shkruan banori.

Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, situata ka dalë jashtë kontrollit. Nuk raportohet ende për të lënduar, por dëmet mjedisore janë të konsiderueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit