U fut për t’u larë, mbytet pushuesi te Gjiri i Lalëzit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.07.2025, 12:42

Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Gjirit të Lalëzit.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se viktima, rreth të 50-ave është mbytur teksa po lahej në det.

Pushuesit e kanë nxjerrë menjëherë nga deti, por deri në mbërritjen e ambulancës ai ka ndërruar jetë.

Ka dyshime se viktima, i cili ishte vetëm në plazh, mund të ketë pësuar infarkt në det, por do jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do hedhë dritë mbi këtë ngjarje tragjike.

Mesazhi i pushuesit:

“Pershendetje eshte mbytur nje person rreth te 50 te gjiri lalzit. Dyshohet se i ka rene infarkt kur ka qene ne uje. Pushuesit e nxorren. Pastaj erdhi ambulanca. Kur erdhi ambulanca ai kushte dhene shpirt. Ishte vetem, ska asnje familjar ketu”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit