Fresku pa drita dhe ujë prej disa orësh, asnjë reagim nga OSHEE

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.07.2025, 12:33

Banorët e zonës së Freskut në Tiranë janë përballur me mungesë të energjisë elektrike dhe ujit që prej orës 10:00. Ndërprerja e energjisë ka sjellë si pasojë edhe ndërprerjen e furnizimit me ujë, duke vështirësuar jetesën e përditshme të qytetarëve, veçanërisht në kushtet e vapës përvëluese të korrikut.

Pavarësisht telefonatave të shumta drejt OSSHE-së, banorët nuk kanë marrë asnjë shpjegim konkret lidhur me arsyet e ndërprerjes apo afatin e rikthimit të energjisë.

Situata bëhet edhe më shqetësuese për familjet me fëmijë të vegjël, të cilët janë të pamundur të përdorin tualetet apo pajisje bazike për përkujdesje. Banorët shprehen të revoltuar nga mungesa e transparencës dhe neglizhenca institucionale, duke theksuar se janë lodhur nga durimi dhe heshtja. Ata i bëjnë thirrje OSHEE të marrin masa urgjente dhe të mos i trajtojnë qytetarët si të padukshëm.

Denoncimi:

Pershendetje JOQ! Jam banor i zones se Freskut, prej me shume se 2 oresh jemi pa drita dhe pa uje, pa uje per arsyjen se nuk ka drita ndersa pa drita per arsyjen qe nuk e dime, kemi telefonuar OSSHE por asnje shpjegim se kur mund te rikthehet energjia. Kemi femije te vegjel ne shtepi, nuk po perdorim dot as tualetet dhe ne kete vape kjo nuk eshte aspak normale. Ne si popull jemi mesuar te jemi dele dhe te durojme cdo padrejtesi por i bejm thirrje ujkut dhe cakenjeve mos ndoshta u plas dhe na kthejne dritat!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit