Plas sherri mes turisteve në Ksamil, britma dhe të shara në plazh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.07.2025, 12:00

Një sherr për motive ende të paqarta ka ndodhur mes disa turisteve ditën e sotme në plazhin e Ksamilit.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se turistet, dy gra, kanë debatuar me tone të larta, britma e të shara, në mes të plazhit i cili ishte plot me pushues e fëmijë.

Për të qetësuar situatën dhe rikthyer normalitetin në plazhin publik të “3 ishujve” në Ksamil, është dashur ndërhyrja e policisë.

Turistet janë shoqëruar nga policia, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i sherrit që ka shqetësuar të gjithë pushuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit