Dehari detyrohet ta ndërprejë seancën pas “përplasjes” me Musliun

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2025, 12:01

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën e 51-të për konstituimin e Kuvendit.

Kjo, pasi që deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, është përplasur me të dhe ka kërkuar që t’i jepet fjala, duke shkuar tek ulësja e Deharit.

Dehari ka konstatuar se s’ka kushte për mbarëvajtjen e saj, për çka është ndërprerë dhe s’është hedhur në votim fare çështja e kryeparlamentarit.

“I bëj lutje zotrit Dehari, nëse të ka mbetur vetëm pak moral dhe integritet njerëzor të lutem përmbaju. Të lutem mos e ndal…”, ka thënë ndër të tjera Musliu.

Seanca e radhës do të mbahet pasnesër, nga ora 11:00.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit