Një paciente e shtruar në QSUT ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e reanimacionit, pasi është pickuar nga një merimangë e zezë, ndërkohë që spitali nuk ka në dispozicion vaksinën kundër helmit të saj. Të afërmit e saj janë detyruar të porosisin vaksinën privatisht nga Gjermania, pasi në spitalin QSUT mungon kjo vaksinë. Deri në momentin që vaksina të mbërrijë, pacientja po mbahet vetëm me trajtim mbështetës.
Denoncimi:
Pershendetje! Me shkruan nje shoqe e kam te shtruar ne QSUT. Por nuk ka vaksine antimerimange e zeze. Po e mbajne ne reanimacjon qe dje deri sot, derisa t’ju vije vaksina nga Gjermania privatisht. Zoti e di si ka mbijetuar po pyetja eshte po dikush qe s’ka mundesi ose te jete femije, si do ja beje?


Mungesa e vaksinës në spitalin më të madh të vendit ngre pikëpyetje serioze për përgatitjen e sistemit shëndetësor për raste emergjente dhe për prioritetet në furnizimin me medikamente thelbësore për shpëtimin e jetës. Në një kohë kur miliona euro shpenzohen për tendera nga Ministria e Shëndetësisë së Albana Koçiut dhe evente propagandistike, sistemi shëndetësor rezulton i papërgatitur për emergjenca minimale.