Rruga e Armando Subashit prishet 10 ditë pasi u shtrua

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.07.2025, 13:22

Një investim i fundit i Bashkisë Fier për asfaltimin e rrugës në fshatin Kraps ka përfunduar në një dështim të plotë, duke ngjallur shqetësim dhe zemërimin e banorëve të zonës. Vetëm 10 ditë pas përfundimit të punimeve, rruga ka nisur të dëmtohet seriozisht, me çarje dhe shembje të asfaltit në disa segmente.

Sipas denoncimeve të qytetarëve për JOQ Albania, problemi qëndron te cilësia e dobët e punimeve. Ata thonë se rruga nuk është shtruar me gjerësinë e duhur, ndërsa trashësia e asfaltit në disa pjesë nuk kalon 5 centimetra. Dyshimet për abuzime me fondet publike janë shtuar, sidomos pas dëmtimeve të menjëhershme që ka pësuar rruga.

Banorët pretendojnë gjithashtu se dëmtimi është shkaktuar nga kamionët e Bashkisë Fier, të cilët kalojnë shpesh në këtë aks me ngarkesa të rënda, duke përshpejtuar degradimin e asfaltit.

Në një video-denoncim të dërguar në redaksinë e JOQ, një qytetar shprehet: Pershendetje JOQ dua te postoni kete vidio qe tregon punimet ketu ne zonen tone Griz, Kraps Fier. Rruga 10 dite qe esht perfunduar u prish po nga kamionat e bashkis. Edhe pse u ndertua pa zbatuar gjeresin por dhe trashesia jo me shume se 5 cm ne cdo pjes te sajen. Armando Subashi pergjegjes ne kete Tender bashk me kompanin e shtrimit rrugëve Firma Paqësori Lushnje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit