Banorët e rrugës “Nikolla Tupe” të shqetësuar nga zhurmat e kopshtit publik

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.07.2025, 11:10

Banorët e rrugës “Nikolla Tupe” janë duke përjetuar shqetësime të mëdha për shkak të zhurmave të përsëritura që vijnë nga kopshti publik te njësia bashkiake nr. 5 në afërsi. Çdo ditë në orën 9 të mëngjesit, aty organizohen festa ditëlindjesh me animatore, bokse dhe mikrofone që lëshojnë zëra në volum maksimal. Kjo situatë po pengon rëndë banorët, veçanërisht ata që janë të sëmurë në shtëpi apo ata që punojnë në turne të vonshme dhe kanë nevojë për qetësi dhe pushim.

Denoncimi:

Pershendetje JOQ! Dua te ndaj me ju nje shqetesim jam nje banore ne rrugen Nikolla Tupe ketu afer nesh ndodhet kopshti publik dhe njesia bashiake nr. 5. Shqetesimi im eshte se nga kopshti pothuaj cdo dite ne oren 9 nis zhurma ku festojne ditelindjet e femijeve me animatore me bokse dhe mikrofone qe bucasin me ze ne maksimum te cilet cohen nga prindrit ne kemi njerez te semur ne shtepi jemi dhe ne pune qe mbarojme ne 4 te mengjesit dhe kur vijme ne shtepi nuk mund te fleme e as te clodhemi dot nga keto zhurma te tmerrshme qe bucasin cdo dite pa marr parasysh se jane ne mes te nje qendre te banuar ku njerzit jane te semure e duan te pushojne. Ju lutem postojeni qe dikush pergjegjes te marr masa per kete gje. Ju falenderoj qe na jepni mundesine te shprehim shqetsimet tona. Te them te drejten une personalisht jo nuk kam bere ankese se kam 6 muaj qe kam ardhur ne kete lagje. Po banoret thone ju kemi thene ja kemi shprehur ankesen po ata perseri vazhdojnë. Policine nuk e kemi njoiftuar. Ai eshte nje institucion shtetror dhe e dine qe ka banor po dhe njesia eshte ngjitur i degjojne cdo dite. Nuk besoj qe nuk jane ne dieni se kjo gje ndodh edhe ne dimer gjate sezonit te shkolles dhe tani qe eshte vere qe ka pak femije.

Zhurmat vazhdojnë pa ndërprerje, ndërsa institucione shtetërore si policia dhe njësia bashkiake duket se nuk kanë ndërhyrë. Banorët kërkojnë reagim urgjent dhe masa që të ruhet qetësia në një zonë që është pjesë e një qendre të banuar, ku njerëzit kanë nevojë për një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për jetesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit