Pickimet e mushkonjave kanë enjtur fëmijët, pushuesit apel Benetit për dezinsektim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.07.2025, 10:38

Pushuesit në Velipojë po përballen me një situatë shqetësuese për shkak të mushkonjave, që janë kthyer në një problem serioz, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes. Një prind i cili ka shkuar me fëmijën për pushime në Velipojë ka dërguar në redaksi pamje se si fëmija është pickuar nga mushkonjat.

"Përshëndetje! Ju lutem, a mund ta publikoni këtë thirrje? Ndoshta dikush do të zgjohet nga gjumi. Jam me pushime në Velipojë, dhe dua t’i bëj një thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa kundër mushkonjave, sepse situata është shumë e rëndë. Fëmijët po pickohen keq, dhe është bërë pothuajse e pamundur të qëndrosh jashtë në mbrëmje. Lutemi të bëhet diçka sa më shpejt! Faleminderit!", shkruan një pushues.

Pushuesi që ka zgjedhur këtë destinacion për qetësi dhe relaks kërkon nga bashkia ndërhyrje për dezinfektim dhe kontroll të insekteve. Apeli është bërë publik nga qytetarë që aktualisht ndodhen me pushime në zonë, të cilët shprehen se mungesa e masave po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e qëndrimit dhe shëndetin e të vegjëlve.

Ndërhyrja të jetë e menjëhershme, përpara se situata të përkeqësohet më tej dhe të largojë vizitorët nga një prej plazheve më të frekuentuara të veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit