Banorët e rrugës “Dhimitër Konomi” në Vlorë po përballen me një problem serioz që ka shkaktuar pakënaqësi. Lokali “Aulona” ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës, duke bllokuar kalimin e lirë të qytetarëve dhe qasjen në trotuare.
“Tek rruga Dhimitër Konomi lokal "Aulona" bllokon hapesiren publik. Ne Vlore”, shkruan banori.
Tavolinat, karriget dhe strukturat e vendosura jashtë lokalit kanë kthyer një hapësirë publike në pronë private, në shkelje të hapur të ligjit. Sipas qytetarëve, askush nuk ndërhyn për të liruar zonën, edhe pse ankesat janë të vazhdueshme.
Banorët thonë se ndihen të shpërfillur dhe të përjashtuar nga hapësira që duhet të ishte në shërbim të komunitetit.