Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2025, 09:26

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar. Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje, vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve, ndërsa koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Mbyllje e përkohshme e rrugës rajonale Kumanovë – vendkalimi kufitar Pelincë është planifikuar për nesër më 24 korrik.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit