Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë: Djali rrah prindërit, burri rrah bashkëshorten

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2025, 09:02

Në Prishtinë, gjatë 24-orëve të fundit, janë raportuar në Policinë e Kosovës dy raste të dhunës në familje.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti i partë raportohet të ketë ndodhur të martën në orën 08:00, ku thuhet se djali ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj prindërve të tij, i cili është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se ai kishte ushtruar dhunë psikike, fizike dhe kishte kanosur prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK-ja.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur të martën në mbrëmje, rreth orës 20:30, ku thuhet se një femër është sulmuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj.

“Pas intervistimit të palëve, viktimës i është ofruar urdhër mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK-ja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit