Një nga zonat më të bukura natyrore pranë Tiranës po përballet me një ndotje alarmante.
Lumi Erzen, që kalon pranë fshatit Pëllumbas dhe tërheq çdo vit qindra vizitorë për shkak të peizazhit të mrekullueshëm dhe shpellës së famshme karstike, është kthyer në një pikë ndotjeje të rëndë.
Mbeturina urbane, mbetje inerte ndërtimi dhe derdhje të ujërave të zeza po dëmtojnë rëndë ekosistemin lokal dhe po kërcënojnë shëndetin e banorëve dhe turistëve.
Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për humbjen e bukurisë natyrore dhe për pasojat afatgjata që kjo situatë mund të sjellë.
Ata bëjnë thirrje për masa të menjëhershme: monitorim të ndotjes, ndëshkime për ndotësit, dhe ndërtimin e infrastrukturës së duhur për trajtimin e ujërave të ndotura.
Ndërkohë, qytetarët kërkojnë një reagim urgjent nga pushteti vendor dhe qendror për të shpëtuar një nga perlave natyrore të Shqipërisë.