Banorët e rrugën Frosina Plaku në Tiranë po përballen me një problem serioz: hapësirat publike që dikur shërbenin si vende për lojërat e fëmijëve dhe kalimin e lirë të qytetarëve, janë zaptuar dhe kthyer në prona private.
"Pershendetje! Hapesirat publike qe jane bere private te Frosina Plaku. Ku te luajne femijet? Ne ku te kalojme per te hyre ne pallat?! Anonim ju lutem!" – shprehet një banor i shqetësuar, i cili kërkon të mbetet anonim.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të rikthyer funksionin publik të këtyre hapësirave dhe për të vendosur rregull e drejtësi në zonë.