BMW-ja merr përpara tre gra në afërsi të një lokali: Njëra prej tyre gruaja e pronarit!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.07.2025, 23:42

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:30 në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëzit, ku raportohet se një makinë ka përplasur tre gra që ndodheshin pranë një lokali.

Sipas Policisë, 31-vjeçari Fatjon Rukaj, duke drejtuar një automjet tip BMW, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përplasë tre shtetase.

“Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetaset B. V. dhe V. Gj., ndërsa shtetasja F. B. është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

JOQ Albania ka siguruar pamje ekskluzive nga vendngjarja, ku shihet automjeti i aksidentuar, një BMW e bardhë, pranë lokalit.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se njëra nga të lënduarat, shtetasja F.B., është gruaja e pronarit të lokalit ku ndodhi aksidenti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit