Grushte dhe sharje, dalin pamjet e rrahjes brutale te “Delijorgji”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.07.2025, 23:01

JOQ Albania ka siguruar pamje ekskluzive nga sherri që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kompleksin “Delijorgji”, ku është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj.

Në video shfaqet momenti i përplasjes fizike, ku dëgjohen qartë të shara dhe ofendime, ndërsa një person, i cili dyshohet të jetë Laert Kasaj, shihet duke mbuluar fytyrën e përgjakur me bluzën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30, dhe sipas burimeve për JOQ Albania, Kasaj u sulmua nga disa persona që dyshohet se janë pronarët e lokalit “Stockholm”, i pozicionuar përballë kompleksit.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksi, arsyeja e konfliktit lidhet me një denoncim të supozuar që Kasaj ka bërë pranë kryeministrit, në lidhje me zaptimin e hapësirave publike dhe përdorimin e tendave nga lokalet përreth. Pikërisht ky denoncim dyshohet se ka nxitur reagimin e dhunshëm.

Sipas burimeve, Laert Kasaj ndodhet ende në spital në gjendje të rënduar, ndërsa policia ka ndërhyrë vetëm pasi ngjarja kishte ndodhur dhe e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, ndërsa pamjet e rënda kanë shkaktuar indinjatë të fortë në opinionin publik.

Më poshtë, mesazhi i plotë i mbërritur në redaksinë tonë:

“Përshëndetje JOQ. Mbrëmë në orën 22:30 në darkë, brenda kompleksit Delijorgji kanë rrahur shumë keq dhe ndodhet akoma në spital pronarin e restorantit Tokyo, Laert Kasaj, pronarët e bar Stockholm-it me arsyen pse i ka denoncuar tek kryeministri për të hequr tendat e lokaleve. Ja ku e mori makina e policisë, e çoi në spital.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit