18-vjeçari përfundon i gjymtuar pas aksidentit: Shoferi ikën, askush nuk kujdeset për të

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.07.2025, 21:51

Ky është një djalë 18-vjeçar, i afërm i një qytetari, që më 18 korrik u përplas nga një makinë në Vorë. Shoferi u largua nga vendngjarja dhe i riu, i vetëm, eci deri në Laknas, ku banorët thirrën ambulancën.

Ai ka plagë në kokë, sy dhe vesh — i cili tani është infektuar. Sipas denoncimit, Trauma e mbajti nga ora 1 e natës deri në 6 pasdite dhe më pas e nxori pa kujdesje të mëtejshme. I riu nuk ka askënd që të kujdeset për të. Çdo ditë ka ecur vetëm në atë rrugë, ndërsa sot ndodhet në këtë gjendje të rënduar shëndetësore.

Mesazhi i ardhur në redaksi:

Ky është një djalë 18-vjeçar, i afërm i imi, që më 18 korrik u përplas nga një makinë në Vorë. Shoferi iku dhe ai, i vetëm, eci deri në Laknas, ku banorët thirrën ambulancën. Ka plagë në kokë, sy dhe vesh — që tani është infektuar. Trauma e mbajti nga ora 1 e natës deri në 6 pasdite dhe e nxori pa kujdesje të mëtejshme. Nuk ka askënd që të kujdeset për të. Çdo ditë ecën vetëm në atë rrugë, sot është në këtë gjendje.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit