Në vende të ndryshme të Shqipërisë, sipërfaqe të konsiderueshme me pyje janë përfshirë prej ditësh nga flakët, dhe forcat zjarrfikëse në shumë prej tyre po hasin në vështirësi për të menaxhuar situatën.
I tillë është dhe rasti i një zjarri në malin e Moravës, në fshatin Dishnicë të Korçës. Për të ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e flakëve, një pjesë e banorëve i janë bashkuar aksionit vullnetarisht.
Njëri prej tyre, në përpjekje për të fikur zjarret, mbeti i lënduar pasi u dogj në pjesë të ndryshme të trupit, dhe në mal iu grisën këpucët. Në një rrëfim për JOQ Albania, ai tregon se një punonjës i bashkisë u paraqit në zonë me një makinë, dhe duke parë gjendjen ku kishte përfunduar vetë, banori mendoi t’i kërkojë ndihmë.
Sipas tij reagimi i punonjësit të bashkisë ishte absurd, pasi jo vetëm që nuk e ndihmoi, por e ofendoi duke mos i ofruar as një shishe ujë.
“Ai pinte ujë dhe birra në makinë, ndërsa ne ecim me çorape. Jemi djegur,” thotë ai.
Denoncimi i plotë:
“Ja shteti qe i kerkova ndime nga zjari i rene ne Morave ne fshatin Dishnic duke vajtur indivit per te shpetuar kishen Shen Merena, por ky person i kerkoj ndime dhe me pergjigjet me llafe banale duke pire bira dhe uje te ftot brenda ne makine. Keta kelysha k***e duen zhdukur nga faqe e dheut.”
Ky rast është parë si një papërgjegjshmëri njerëzore nga qytetari që kërkon ta bëjë publik, pasi edhe pse ndodheshin në situatë ku kishin nevojë për ndihmë, punonjësi i bashkisë nuk u shqetësua fare dhe nuk u përkujdes për vullnetarët që po fiknin flakët.