Përfshihen nga flakët varrezat në Devoll, zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.07.2025, 15:21

Një zjarr i madh ka përfshirë mesditën e sotme zonën e varrezave në fshatin Macurisht, në bashkinë Devoll.

Sipas raportimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të barit të thatë dhe erës së fortë që ka përfshirë zonën.

Zjarrfikësit mbërritën në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje, por pas përpjekjeve të shumta arritën të vendosin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në banesa apo në zona të tjera të banuara.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm sipërfaqe të djegura.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një zjarri të qëllimshëm ose pakujdesisë njerëzore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit