Një problem i madh parkimi po shqetëson banorët te pllatet Cabej në Kombinat, Tiranë. Makina të braktisura që kanë qëndruar të parkuara për muaj e vite të tëra, pa asnjë lëvizje nga pronarët e tyre, kanë zënë një numër të madh vendesh parkimi.

Kjo ka bërë që banorët të duhet të përballen me vështirësi të mëdha për të gjetur një vend të lirë për parkim, duke kaluar deri në 3 orë për të gjetur një hapësirë të mundshme. Duket se as pronarët e automjeteve dhe as autoritetet nuk po merren me këtë problem të përsëritur.

Denoncimi:
Pershendetje! Nje problem i madhe neper te gjithe Tiranen, po sidomos eshte bere shqetesues ne lagjen ku une banoje, Pllatet Cabej, Kombinat. Makina qe kane zene pluhur qe prej kushedi sesa muajve e viteve, ne parkim, dhe askush nuk e merre mundimin ti leviz qe ketu. As pronari e as shteti. Nderkohe duhet te sorollatemi per nje vend parkimi 3 ore, per shkak se ka me dhjetra si keto makina te parkuara. Per mos te folur pastaj per bosat qe zene vendin me karrike, me bidona, ose me vazo. Ju lutem ta adresoni si problem, pasi policia as nuk do ta dije per kete gje. Faleminderit paraprakishte!

Ky problem ka shkaktuar shumë shqetësime, pasi policia nuk duket se po ndërhyn për të pastruar këtë situatë. Banorët kërkojnë që ky problem të merret parasysh dhe të zgjidhet sa më shpejt nga autoritetet përkatëse.
