Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë pranë banesës së tij. Sipas informacioneve të para, burri po kthehej në shtëpi kur ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit. Bashkëshortja dhe djali i tij e kanë gjetur atë në gjendje të rëndë dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë.
I ndjeri ka pasur probleme me tensionin e lartë, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet. Policia po kryen hetime për të zbardhur rrethanat e këtij ngjarjeje tragjike, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.