Zjarri në Dukat jashtë kontrollit, rrezikohen banesat dhe Parku Kombëtar i Llogarasë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.07.2025, 14:34

Zjarri i nisur disa ditë më parë në malin e fshatit Dukat vijon ende me intensitet, ndërsa flakët janë afruar në një distancë prej më pak se 100 metrash nga banesat e fshatit, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe pronat e banorëve.

Pishat dhe bredhat në zonë janë përfshirë nga flakët, ndërsa vatra zjarri është shtrirë drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, duke kërcënuar një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të vendit. Situata mbetet kritike edhe në këtë zonë, ku flakët janë shumë pranë pyjeve me pisha.

Dy avionët zjarrfikës të ardhur nga Greqia kanë rinisur ndërhyrjen për të vënë nën kontroll vatrat e shumta, por përmasat e zjarrit dhe era e fortë e kanë bërë të vështirë shuarjen e tij.

Banorët e Dukatit shprehen të shqetësuar dhe të lënë pas dore, duke kërkuar ndërhyrje më të shpejtë dhe më efikase për të shmangur një katastrofë të mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit