Një zjarr ka shpërthyer pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit, ku një kioskë pranë bregut të liqenit është përfshirë nga flakët që u përhapën me shpejtësi.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë me disa minuta vonesë dhe flakët kanë shkrumbuar plotësisht godinën prej druri.
Shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por dyshohet se flakët kanë nisur nga një pajisje për gatimin e petullave, e cila mund të jetë përfshirë fillimisht.