Krim mjedisor në lagjen 22 Tetori në Berat, bashkia asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.07.2025, 14:27

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një situatë shqetësuese të regjistruar së fundmi në lagjen 22 Tetori në Berat, ku është raportuar një krim mjedisor i cili ka shkaktuar pasiguri dhe dëm në ambientin e qytetit.

8 kosha mbeturinash, të cilat zakonisht shpërndahen në katër blloqe banimi, janë grumbulluar në një vend të vetëm, duke krijuar një pikë të madhe ndotjeje që dëmton mjedisin. Ky veprim i papërgjegjshëm ka shkaktuar shqetësim të madh te banorët e lagjes.

“Sot ka ndodhur 1 krim mjedisor në lagjen 22 tetori Berat vaj i është bëre si përrua kërkojmë që ato kosha të shkojnë të rruga e lumit pasi jane mbledhur në 1 vend kosha që duhet të ishin në 4 blloqe banimi”, shkruan qytetari për JOQ.

Banorët kërkojnë urgjentisht që kosha të shpërndahen sërish në katër blloqe të ndryshme banimi, sipas vendosjes së mëparshme, për të parandaluar ndotjen dhe për të mbajtur një ambient të pastër dhe të sigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit