Mickoski: Nëse BE i vendos 100% taksë Rusisë, këtë do ta bëjë edhe Maqedonia e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.07.2025, 13:34

Kryeministri i Maqedoisë së Veriut Hristijan Mickoski, në lidhje me thirrjen e SHBA-së që vendet evropiane të vendosin tarifa 100 për qind për produktet ruse, tha se Maqedonia e Veriut si vend me politikë të harmonizuar me BE-në, do ta ndjek atë proces.

“Ne jemi vendi i parë në rajon që kemi një politikë të jashtme dhe të mbrojtjes të harmonizuar 100 për qind me BE-në, kështu që do ta ndjekim atë proces dhe nëse merret një vendim i tillë, ne si vend do ta zbatojmë atë”, tha Mickoski.

Ndryshe, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi javën e kaluar se do të vendoste tarifa 100 për qind për Rusinë nëse ajo nuk arrin marrëveshje paqeje me Ukrainën deri në fillim të shtatorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit