Në breg janë vendosur flamuj të kuq, por deti është plot me njerëz, cili është qëllimi?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.07.2025, 13:20

Një pushuese në plazhin e Velipojës ka denoncuar një situatë të pazakontë pasi ku në çdo shtyllë përgjatë vijës bregdetare është vendosur flamuri i kuq – një sinjal i qartë që ndalon larjen në det për shkak të kushteve të rrezikshme.

Por pavarësisht këtij paralajmërimi, plazhi është mbushur plot me pushues të cilët janë futur në ujë pa asnjë pengesë apo informacion shpjegues.

Qytetarja thotë se askush nuk e di nëse vendosja e flamujve të kuq është rezultat i një paralajmërimi të dhënë nga autoritetet për mot të keq apo rryma të forta.

Ajo thotë se mungesa e komunikimit zyrtar sjell dyshime nëse kjo është një masë reale sigurie, një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë në rast incidentesh, apo thjesht një formalitet që nuk po zbatohet në praktikë.

Pushuesit kërkojnë më shumë transparencë dhe informim të saktë, në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme dhe të marrin masat e duhura për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve pasi duhet thënë se në bregdetin e Velipojës pothuajse çdo ditë ka pushues të mbytur.

Mesazhi i pushueses:

“Përshëndetje JOQ, Kjo foto është nga plazhi i Velipojës, ku në çdo shtyllë është vendosur flamuri i kuq që tregon se larja në det është e ndaluar. Megjithatë, plazhi është plot me njerëz që po lahen dhe nuk ka asnjë informacion të qartë pse është ngritur ky sinjal rreziku. A është deti realisht i rrezikshëm? Është kjo një masë e vërtetë sigurie, apo thjesht një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë në rast incidentesh? Apo është vendosur kot, vetëm për të krijuar idenë se po zbatohen rregullat?”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit