Pacientët te spitali i Gjirokastrës detyrohen të presin orë të tëra në kushte skandaloze

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.07.2025, 13:18

Në spitalin e Gjirokastrës, pacientët përballen me kushte skandaloze, ku shumë prej tyre detyrohen të presin për orë të tëra për të marrë përgjigje nga mjekët. Një rast i tillë është ai i një pacienti që pasi ka mbaruar procedurën e skanerit, është detyruar të presë për dy orë përgjigjen e mjekes, e cila nuk ka shfaqur asnjë interes për të ardhur në kohë.

Mungesa e organizimit dhe respektit për pacientët e sëmurë, bashkë me ndotjen dhe pluhurin që mbulon ambientin, janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e tyre, duke bërë që shumë të largohen pa marrë shërbimin e nevojshëm.

"Ja pra gjendja e spitalit t gjirokastres tek skaneri. Kur e gjithe proceduren e mbarova dhe do pres doktoreshen kur i teket t vij na kafja dhe t vij t na jap pergjigjien dhe ta presesh 2 or. NE ket gjendje skandaloze t ambientit ku njeriun e semur e detyrojne te vdes nga pluhuri dhe nga pritja e tepert ne radhe ku vjen gjysem i semur dhe iken plotesisht. Anonim ju lutem", shkruan qytetari.

Në këtë gjendje kaotike, shumë pacientë janë të detyruar të presin gjatë në ambiente të papërshtatshme, duke përjetuar shtimin e simptomave dhe pasigurisë për shëndetin e tyre. Ky është një shembull flagrant i neglizhencës dhe mungesës së kujdesit ndaj qytetarëve që kërkojnë shërbim mjekësor, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka dështuar të ofrojë kushte dinjitoze në këtë spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit