Temperaturat prekin të kuqen, Drejtoria për Emergjenca e Prishtinës apel për qytetarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.07.2025, 13:09

Mobi vendin tonë, kjo javë pritet të përshkohet me temperatura shumë të larta.

Gjatë ditës së sotme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, maksimalet e ditës do të mbërrijnë deri në 38°C.

E Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka bërë një apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve.

“Temperatura e lartë për Kosovën – e kuqe. Temperatura maksimale ≥ 38°C – Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjat disa ditë rresht”.

“Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizimin me ujë, energji elektrike, vështirësi në trafik. Kushtet e motit jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, tha Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit