Terminali Veri-Jug i mbuluar nga pisllëku, çfarë po bën bashkia Tiranë?!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.07.2025, 12:26

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar i cili nuk jeton në Tiranë, i ka bërë përshtypje pisllëku në terminalin Veri-Jug. Qytetari ka dërguar edhe një video në redaksi ku duket qartë se si kjo zonë ku ikin e vijnë qytetarët të cilët jetojnë nëpër rrethe është mbuluar nga plehrat. Denoncuesi shkruan se veç kësaj zonë, edhe në shumë lagje të tjera të Tiranës ka vënë re një pisllëk. Mungesa e higjienës dhe mosreagimi bashkisë Tiranë dhe punonjësve të pastrim gjelbërimit për një qyteti të pastër janë kërcënim për shëndetin publik dhe për imazhin e qytetit.

"Pershdetje Joq! Dua te denoncojë te ndajë nje pamje edi qe per ata qe jetojnë ne Tirane I duket normale. Per ata qe vijn nga jashtë si puna ime duket nje gjendje katastrofale .. nuk arri ta kuptoj si njerëz me Tirane apo ne Shqipëri qe jetojnë. Arrijmë mashtrojnë veten duke ber jetojne nje jet normale... ne tiran esht komplett jet fallco njerëzit shtiren me shume se kush janë ne realitet.. domethënë un sot kalova nje dit neper Tirane dhe do jet hera e fundit qe shkoj nga A -zh komplett llum pisllëqe tym dhe ngado qe hedh syt mbeturina gjithandej te lutem postoje. Faleminderit", thuhet në denoncim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit