Denoncimi në JOQ “i preku në sedër”, Porti i Durrësit nxjerr pastrueset për të hequr zhulin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.07.2025, 12:03

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA denoncoi kushtet skandaloze në godinën e Agjencisë Doganore në Portin e Durrësit.

Ndërtesa, e cila u inaugurua vetëm një vit më parë, ishte kthyer në një ambient të papërshtatshëm si për punonjësit, ashtu edhe për qytetarët që frekuentojnë institucionin.

Mungesa totale e shërbimeve sanitare, përfshirë pastruese dhe kosha për mbeturina, e kishte degraduar godinën përtej çdo standardi higjienik, duke e kthyer në një problem serioz për të gjithë ata që punojnë apo kanë nevojë për shërbimet doganore.

Pas denoncimit në JOQ ALBANIA, duket se drejtuesit e institucionit janë “zgjuar nga gjumi”. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambientet e godinës janë parë pastruese të angazhuara për pastrimin dhe sistemimin e hapësirave, në një përpjekje për të përmirësuar situatën.

Punonjësit e Agjencisë Doganore thonë se denoncimi publik i ka prekur në sedër dhe sot kanë sjellë pastruese.

“Shumë faleminderit per postimin se i vute ne seder autoritetin e portit na sollen pastruese”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit