Po shkonte për të shuar zjarret në Lurë, humb jetën në aksident 43-vjeçari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.07.2025, 13:24

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Rrugën e Arbrit, në aksin Maqëllarë-Peshkopi, ku për pasojë një 43-vjeçar ka humbur jetën.

Viktiama është identifikuar si Bledar Spahiu, i cili ishte punonjës i ADZM në Dibër. Ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur papritur doli nga rruga dhe u përmbys disa metër në humnerë në anë të saj.

Fillimisht ai u dërgua me plagë të shumta në Spitalin Rajonal të Dibrës, por për shkak të plagëve u nis me urgjencë për në spitalin e Traumës. Fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetonte lëndimeve që mori, dhe ndërroi jetë rrugës për në Tiranë.

Sipas raportimeve, Bledari ishte nisur drejt Peshkopisë, ku do të bashkohej me forcat zjarrfikëse që po punojnë për të shuar flakët në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës.

Policia bën me dije: “Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit