Drejtoresha e QSUT-së largohet pas dy muajsh emërim, në vend të saj emërohet ish-deputeti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.07.2025, 11:50

Donjeta Bali raportohet se është larguar nga posti i drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas një periudhe të shkurtër në këtë detyrë, e cila nuk ka kaluar as dy muaj. Në vend të saj, është emëruar Florenc Spaho, një mjek i njohur dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, i cili ka shërbyer edhe si anëtar i Komisionit të Shëndetësisë. Sipas informacioneve, Bali ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që arsyet e këtij vendimi ende nuk janë bërë të ditura.

Donjeta Bali ishte prezantuar më 29 maj nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçi, si drejtoresha e re e QSUT, duke theksuar përkushtimin dhe përvojën e saj në fushën e shëndetësisë. Koçi kishte vlerësuar Balin si një profesioniste e angazhuar për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe fokusimin te pacienti. Emërimi i Florenc Spahos në këtë detyrë vjen pas një periudhe të shkurtër të drejtimeve të ndryshme në sistemin shëndetësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit