Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin me iniciale K. M., 34 vjeç, pasi akuzohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij në rrjete sociale dhe ka kanosur familjarët e saj, duke lënë dy fishekë arme gjahu në oborrin e banesës së tyre. Fishekët u sekuestruan si prova materiale. Përveç kësaj, ndaj tij është ngritur një akuzë edhe për falsifikim kompjuterik.
"-K. M., 34 vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;", thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.