Të rinjtë ‘rebelë’ sfidojnë policinë, nuk marrin mësim me gjobë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.07.2025, 11:19

Disa ditë më parë JOQ Albania publikoi pamjet shqetësuese se si drejtuesi i një automjeti tip ‘Benz’, rrezikonte jetën e qytetarëve, duke bërë drift në rrugën ngjitur me bashkinë në Durrësit.

Pas publikimit të rastit, policia reagoi duke e gjobitur shoferin me inicialet A. B., 40 000 lekë, sipas nenit 139 të Kodit Rrugor.

Mirëpo duket se durrsakët nuk duan të venë mend, dhe kanë vendosur t’i kundërvihen policisë duke i bërë ‘diss’. Së fundmi ata kanë marrë një makinë luksoze me targa të huaja, dhe kanë nisur të bëjnë përsëri manovra të rrezikshme në afërsi të bashkisë.

Madje pamjet i kanë publikuar në rrjetet sociale, siç duket për të fituar pak nga fama e momentit. Duket se gjoba nuk i vret këta të rinj ‘rebelë’ dhe e vetmja gjë që mund t’i ndalojë së rrezikuari jetën e qytetarëve në mes të qytetit është burgu.

Mbetemi në pritje të reagimit të institucioneve lidhur me këto raste që sa vijnë e shtohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit