Një 24-vjeçar është paraqitur në Spitalin e Traumës pas mesnate, duke u plagosur me thikë. I plagosuri, identifikuar si Arben Ujka, ka marrë plagë në gjoks dhe kofshë, të shkaktuara nga një mjet prerës.
Ndërkohë, ai nuk ka pranuar të zbulojë autorin apo shkaqet e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.