Paskuqani pa ujë prej ditësh, banori: Ujësjellësi nuk e hap telefonin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.07.2025, 09:53

Banorët e zonës së Paskuqanit, po përballen me një situatë të rëndë për mungesën e ujit për më shumë se disa ditë. Me temperatura që kalojnë 40 gradë, është pothuajse e pamundur për të jetuar pa ujë, dhe situata ka përkeqësuar gjendjen e tyre. Banorët janë të detyruar të zgjojnë në mes të natës, për të mundur të mbushin ujë, por edhe pas mundimeve të shumta, nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë litër ujë.

Mungesa e ujit ka krijuar frustrim të madh dhe një ndjenjë të lënë pas dore nga autoritetet, pasi as zyrtarët që merren me furnizimin me ujë nuk hapin telefonat dhe nuk marrin masa për të zgjidhur këtë problem. Rakip Suli, si përgjegjës për këtë situatë, duhet të veprojë menjëherë dhe të marrë masa për të zgjidhur këtë krizë. Ndërkohë, autoritetet përkatëse duhet të jenë më të përgjegjshëm dhe të sigurojnë furnizimin e rregullt me ujë për qytetarët.

"Pershendetje JOQ. Doja te beja njê denoncim ujsjellesin.u bën disa dit pa uj.me kto temperatura te larta mbi 40 edhe mos te kesh uj esht katastrofë. Zgjohemi qysh ne oren 1 te nates qe te mbushim uj edhe prap nuk na e leshojn fare. Rakip Suli duhet te marri masa. i marrim ne telefon ato qe merren me ket pun, as telefonin nuk na e hapin. ato per vete i hapin pusetat kurse neve fare. Jemi ne paskuqan tek vreshti", shkruan qytetari për JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit