Në 4 ditë, 2 sulme me armë dhe 1 shpërthim me tritol! Ku është siguria në Sarandë Ilir Proda?!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.07.2025, 09:04

Saranda, një qytet që ka tërhequr mijëra turistë për bukuritë natyrore, është kthyer në një vatër të pasigurisë, ku dhuna dhe kriminaliteti po rriten me shpejtësi. Në vetëm katër ditë, qyteti ka përjetuar dy sulme me armë dhe një shpërthim tritoli, ndërsa policia duket se është tërësisht inaktive. Pas këtyre incidenteve të rënda, qytetarët dhe turistët kanë filluar të shprehin shqetësimet e tyre për mungesën e sigurisë dhe për papërgjegjshmërinë e forcave të rendit, që, sipas tyre, nuk po reagojnë në asnjë mënyrë për të mbrojtur qytetin.

"Pershendetje. Jam nje turist ne qytetin e Sarandes. Kemi rreth nje jave ne sarande me pushime dhe tani po bejme gati plackat te ikim se Saranda eshte bere si Kabul. Ne 4 dite 2 goditje me arme me te plagosur, dhe shperthim tritoli. Cfar po behet keshtu, ky shefi komisariatit duhet zevendsuar me patjeter. E ka mendjen vetem per te vene gjoba bizneseve dhe asgje tjeter. Policia nuk ekziston fare ne qytet,u kalojne makinat me xhirime te kembet dhe nuk i ndalojne pasi te tille urdher kane marre nga ai. Ju lutem postojeni, anonim", shkruan turisti.

Kritikat janë të drejtuara edhe ndaj shefit të komisariatit të Sarandës, që është akuzuar për një menaxhim të dobët të sigurisë. Fokusi i tij ka qenë vetëm tek vendosja e gjobave për bizneset, ndërsa çështjet e rendit dhe sigurisë publike janë lënë pas dore. Ndërkohë, dhuna vazhdon të shpërthejë në qytet dhe nuk duket se ka asnjë përgjigje të shpejtë nga policia.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka mbetur i heshtur dhe pa veprime konkrete. Turistët dhe banorët e Sarandës kërkojnë urgjentisht ndërhyrjen e tij, duke thënë se është e papranueshme që një qytet të përjetojë kaq shumë krim dhe të vazhdojë të mos ketë një përgjigje të qartë nga autoritetet. Nëse situata vazhdon kështu, Saranda rrezikon të humbasë reputacionin e saj si një destinacion turistik dhe të kthehet në një qytet të pasigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit