Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin bregdetar të Sarandës, duke alarmuar banorët e zonës.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 3, ku është hedhur në erë automjeti i një personi të shpallur në kërkim me inicialet K.J.
Pamje ekskluzive nga vendngjarja, të siguruara nga redaksia e JOQ Albania, tregojnë momentet pas shpërthimit, ku shihen shtëllungat e tymit që ngrihen në ajër.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë shpërthimi ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm dhe ka shkaktuar panik tek qytetarët.
Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Detaje të tjera priten në vijim.