Një pushues nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Shkëmbit të Kavajës.
Raportohet se bëhet fjalë për 66-vjeçarin me iniciale Sh.A., i cili dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det për t'u larë dhe ndërroi jetë.
Trupi i të moshuarit do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të zbulojë shkaqet e plota të vdekjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.