“S’kalohet dot!”: Banorët akuzojnë punonjësin e IMT për zaptim të hyrjes

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.07.2025, 20:50

Një qytetar i shqetësuar ka dërguar pranë redaksisë sonë një denoncim lidhur me një rast të mundshëm abuzimi pranë qendrës “Globe” në Tiranë.

Sipas tij, një punonjës i IMT-së që zotëron një lokal në atë zonë, ka zënë të gjithë hyrjen e pallatit, duke u pamundësuar banorëve lëvizjen normale, sidomos të moshuarve dhe prindërve me fëmijë në karrocë.

Ai ngre shqetësimin për mungesën e reagimit institucional, duke pyetur nëse ligji është i barabartë për të gjithë apo në këtë rast po mbizotëron burokracia dhe lidhja me pushtetin lokal.

Mesazhi i qytetarit:

Ky zotnia që ka lokalin këtu mbrapa qendrës Globe është punonjës te IMT dhe ka zënë komplet hyrjen e pallatit. Kemi fëmijë me karrocë, të moshuar në shtëpi, s’kemi ku të kalojmë sepse është zaptuar komplet. Tani ligji është për të gjithë njësoj? Apo çdo gjë me burokraci në këtë vend! Anonim JOQ ju lutem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit