Një grua “mollë“ sherri“/ “Çmendet” shqiptari në Itali, tenton të vrasë bashkëatdhetarin e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.07.2025, 20:41

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Ventimiglias në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim pasi tentoi të vriste një bashkatdhetar.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në parkingun e qendrës tregtare Gran Reno në Casalecchio, në afërsi të Bolonjës.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptari i lindur në vitin 1981 dyshohet se plagosi rëndë me thikë një 29-vjeçar shqiptar, pas një përplasjeje të ashpër që shpërtheu për motive xhelozie. Në qendër të konfliktit ishte një grua shqiptare, e cila i njihte të dy burrat.

I plagosuri vijon të jetë i shtruar në spital, ndërsa mjekët kanë dhënë një prognozë 30-ditore, duke lënë të hapur mundësinë e komplikimeve të mëtejshme.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar ishte zhdukur dhe ekzistonte frika se mund të kishte kaluar kufirin. Dyshimet rezultuan të sakta: ai ishte larguar drejt Francës dhe u ndalua teksa po përpiqej të kthehej në Itali.

Ndaj tij kishte një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria e Bolonjës për akuzat e tentativës për vrasje dhe mbajtjes pa leje të armës së ftohtë, pasi thika e përdorur në sulm nuk ishte e deklaruar.

Shqiptari i arrestuar pritet të merret në pyetje në ditët në vijim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit