65-vjeçari humb jetën në ujërat e kanalit vaditës në Cërrik

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.07.2025, 16:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stërmen të Cërrikut.

Sipas informacioneve paraprake, një 65-vjeçar me inicialet G. B., dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujërat e kanalit vaditës.

Sipas policisë, “Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”

Mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet e kësaj mbytjeje. Ekspertiza dhe dëshmitë do përcaktojnë dinamikën e ngjarjes së rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit